Art&Argëtim

Romeo postoi momentet intime me një femër, Jonida Maliqi gjen ngushëllim! Përqafohet me ‘mikun’ virtual (FOTO)

31 Mars 2020, 10:57 Nga DOSJA
Romeo postoi momentet intime me një femër, Jonida Maliqi gjen

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi këtë periudhë të izolimit po e kalon pranë prindërve dhe djalit të saj. Ajo është tepër active në rrjete sociale, ku nuk nguron të postojë nga jeta e përditshme. Por, duket se i mungon një përqafim romantik…dhe këtë e ka gjetur nga miku i saj virtual, një arush.

Aplikacionet në rrjete sociale ofrojnë pafundësi zgjedhjesh, dhe Jonida Maliqi, ndryshe nga Romeo Veshaj që kalonte momente intime me një femër në karantinë, ka zgjedhur një përqafim virtual.

Ndërkohë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj prej kohësh i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, e cila zgjati pak kohë. Jonida Maliqi e pranoi hapur se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi për “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm. Ata nuk janë më bashkë, pas pamjeve të publikuara, ku  Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi u shfaqën shumë të afërt. Pas kësaj ndarjeje është aluduar shpesh për lidhje të Romeo Veshajt me femra të njohura në shoëbiz. Këngëtarja Xheisara dhe bloggerja Sara Kolami janë dy femrat që u përfolën për lidhje me aktorin, por megjithatë i mohuan këto thashetheme.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori i humorit jonida dhe romeo jonida maliqi këngëtarja romeo veshaj aktori i humorit jonida dhe romeo jonida maliqi këngëtarja romeo veshaj

Sondazh

Poll