Art&Argëtim

“Ishte fyese çdo kërkesë”, Aurela Gaçe i kthehet publikisht gazetarëve: Mbushësa programesh, kemi halle më të mëdha

31 Mars 2020, 07:23 Nga DOSJA
“Ishte fyese çdo kërkesë”, Aurela Gaçe i

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe ka ardhur në një videomesazh, si asnjehërë tjetër. Kësaj radhe drejtuar gazetarëve, të cilët ishin treguar pa takt, dhe e kishin fyer, duke mos u interesuar aspak për gjendjen e saj emocionale. Sipas Gaçes, së pari ajo priste një pyetje, se si është në këto ditë të trishta, ku kaloi plot dy javë larg fëmijëve, por asnjë nga gazetarët e programeve nuk u kujdes për këtë detaj.

“Dy ditët e para,mora kërkesa nga miq gazetarë e …i falenderoj që më kuptuan por, pastaj ishte fyese çdo kërkesë !
Me elementarja, pyesim një herë si je, pastaj kerkojmë mbushësa programesh! Kuptohej nga kërkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni për asgjë nga ato që shkruaja ketu.
thjeshte, na trego si po ja kalon . Nejse. Se kemi halle me të mëdha se keto .”- shkruan Aurela Gaçe.

 

 

i falenderoj qe me kuptuan por, pastaj ishte fyese cdo kerkese ! Me elementarja, pyesim nje here si je, pastaj kerkojme mbushësa programesh?! Kuptohej nga kerkesa se as nuk me ndjekin e as kishin dijeni per asgje nga ato qe shkruaja ketu. thjeshte, na trego si po ja kalon ????. Nejse. Se kemi halle me te medha se keto . . – —– ——- …repost from @blitz.al Per @aurelagaceofficial keto dite nuk kane qene te lehta pasi ndryshe nga ne qe ndodhemi me familjaret tane ajo u vetizolua larg tyre per 14 dite dhe prej dy ditesh eshte ribashkuar me ta. Padiskutim tani eshte pak me e qete, pasi ka ne krah ata qe do me shume por per te nuk ishte e lehte. Aurela tashme po kalon kohe me familjen, po luan me vajzat, ben palester ne shtepi dhe ashtu sic e thote ne video, vuri laps ne sy e shume shpejt do ju shoqeroje duke kenduar sic ajo di te beje.? Aurela ka ndermarre dhe nje tjeter veprim, mjaft domethenes! Ndiqni me kujdes videon e pare dhe me siguri ne fund do te ndiheni me mire. Ps: @aurelagaceofficial eshte nje nga mikeshat me te dashura te Blitz.al ndaj dhe e vleresojme shume faktin qe pavaresisht gjendjes shpirterore zgjodhi te ndante me te gjithe ne kete moment nga dita e saj. ?? —— ——- @arberhajdari @fundjavendryshe neser pak gje nga une ,por sigurisht ne jemi ketu per me gjate, e do te vazhdojme,te gjithe bashke. Te ???per cfare jeni duke bere si staf faleminderit @labinotsgash ❤qe ishe i pari qe me kuptove. @rudinamagjistari gjithmone, gjithashtu❤

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Ndër të tjera ajo ka treguar se larg familjarëve dhe në vetëizolim prej 14 ditësh nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Tashmë e ribashkuar me dy vajzat e saj, ajo është shprehur se ndjehet mjaft mirë dhe i është rikthyer rutinës së zakonshme. E prekur nga gjendja e koronavirusit në vend, këngëtarja ka marrë dhe nje veprim domethënës, duke bërë bamirësi për njerëzit në nevojë. Si rrallëherë, ka vendosur që ta bëjë publike këtë detaj në një videomesazh të gjatë, ku i kërkon të gjithë njerëzve që kanë mundësi të hedhin sytë nga të varfrit. Në ankth për shkak të gjendjes në vend Gaçe  është shprehur se shqiptarët nuk do e kalojnë aspak lehtë këtë situatë, sidomos nga ana ekonomike: ”Nuk do të jetë e lehtë, ashtu ma thotë truri im. Që edhe nga ana ekonomike nuk do ta kemi të lehtë. Të gjithë presin rrogat…puntorët.”

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gace kritikon gazetaret këngëtarja aurela gaçe kengetarja e veteizoluar aurela gaçe aurela gace kritikon gazetaret këngëtarja aurela gaçe kengetarja e veteizoluar

Sondazh

Poll