Art&Argëtim

Marrin briskun dhe qethen zero, mbyllja e berberave fut në hall djemtë shqiptarë, si e gjejnë zgjidhjen në shtëpi

31 Mars 2020, 08:41 Nga DOSJA
Marrin briskun dhe qethen zero, mbyllja e berberave fut në hall djemtë

TIRANË– Shumë djem shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen për të qethur flokët pas izolimit të vendit. Në mungesë të berberave, shumë prej djemve kanë marrë briskun ose makinën dhe janë qethur vetë. Madje disa prej tyre janë bërë krejtësisht tullacë.

Ka patur edhe personazhë publikë që këtë gjë e kanë pranuar hapur në rrjetet sociale, teksa shkruajnë se karantina i ka detyruar që ta bëjnë këtë gjë. Një prej tyre është edhe Popi Kola, menaxheri i këngëtares Arilena Ara.

Ndër personat e tjerë që janë qethur, bëjnë pjesë edhe sulmuesi i Tiranës, Mario Morina dhe gazetari i Report TV në Gjirokastër, Piro Nase.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale mario morina popi kola qethen djemte shqiptar mario morina popi kola qethen djemte shqiptar

Sondazh

Poll