Insights

‘Do më sëmurni dhe mua nga zemra’, Rama del në rrugë i nxehur, kë kopjoi kryeministri?

25 Mars 2020, 13:05 Nga DOSJA
‘Do më sëmurni dhe mua nga zemra’, Rama del në

TIRANË– Pas ditëve të tëra i karantinuar herë në shtëpi dhe herë në zyrën e tij në Kryeministri, Edi Rama ka vendosur që të dalë sot. Duke qënë se prej më shumë se 2 javësh bën thirrje e lëshon urdhra që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, sot ka dalë të shohë vetë me sytë e tij: e dëgjojnë qytetarët apo…?

Rama ka vendosur që të inspektojë një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, atë të “Vasil Shantos” ku edhe ndodhet një treg fruta-perimesh. Mirëpo rrugës për atje, ka pikasur edhe disa rebelë. Një prej tyre ka qënë një e moshuar, të cilës i shpjegoi me tone të larta përse duhet që të qëndronte në shtëpi. E moshuara, me një qesë në dorë, nuk nguroi që ta kundërshtonte, duke e ‘detyruar’ Ramën që t’i jeptë udhrër të prerë.

“A merr vesh apo jo? S’ka kshu.*lëviz dorën. A ka mundësi të shkosh në shtëpi? Shko në shtëpi, mos e zgjat tani! Shko se merr në qafë edhe të tjerët,”- i tha Rama-të moshuarës.

Wow! Déjà vu…

Nuk e di për ju por duket shumë skenë e parë. Do thoni ju, ku? Jo më larg se në Bari, kryebashkiaku i qytetit, Antonio Decaro doli nëpër rrugë dhe u kërkonte qytetarëve që të hynin brenda.

Duhet të shkosh në shtëpi. Shkoni luani playstation në shtëpi, nuk mund të luani tenis rrugëve. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi.  Pas meje po vjen policia. Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare. E kuptoni që imazhet që vijnë nga Milano nuk janë një telefilm, e kuptoni apo jo.  Do më sëmurni edhe mua nga zemra.”- u ka thënë ai qytetarëve.

Tani na tregoni drejt: Kush bërtet më bukur?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck antonio decaro edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi antonio decaro edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Insights 19 Mars 2020, 20:21

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

TIRANË- I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri n...

Insights 18 Mars 2020, 18:16

Shënime për karantinën

TIRANË- Pallati nr. 13 e kishte humbur qetësinë. Virusi po ua hiqte mendjen. Ndaj, kryesia u mblodh dhe vendosi unanimisht që e para gjë që duhej të bënin ...