Insights

Skandali me lirimin e të burgosurve, Gjonaj nxjerr vrasës nga qelia, në 570 të dënuar përfitojnë vetëm 5 gra… LIST

26 Mars 2020, 11:52 Nga DOSJA
Skandali me lirimin e të burgosurve, Gjonaj nxjerr vrasës nga qelia,

TIRANË 570 të dënuar marrin pushime për tri muaj pas aktit normativ të vendosur nga qeveria e të lobuar fort nga ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Dosja ka mundur të mësojë se lobimet për t’u bërë pjesë e kësaj amnistie kanë nisur që prej dy javësh ku avokatët e shumë prej emrave të listës kanë nisur takimet me punonjës së Drejtorisë së Burgjeve për t’ju siguruar klientëve të tyre një leje shtëpiake për 3 muaj.

Kështu, vetëm 5 gra përfitojnë nga kjo leje, ndërsa të tjerët janë burra duke shkelur kështu çdo parim barazie, vendosur nga Kushtetuta, ( të cilës i mëshon natë e ditë edhe kryeministri).

Olesia Duka, dentisja e dënuar për mashtrim, vlen më shumë për dyshen Gjonaj-Agim Ismaili sesa dhjetëra gra të cilat janë dënuar për vepra shumë më të lehta penale, dhe nuk janë pjesë e kësaj liste.

Biznesmeni famëkeq, Adrian Xhillari, me një histori të rëndë mashtrimi me naftën Virgin, pasi hodhi në tregun shqiptar, rreth 4.4 mln litra naftë të papërpunuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh, është falur nga Gjonaj duke i dhënë lirinë.

Edhe djali i Vehbi Alimuçës, Artan Alimuça, bosit të firmës piramidale “Vefa Holding”, që mashtroi rreth 57.923 persona ka përfituar daljen nga qelia për të mbrojtur shëndetin e tij, (për shëndetin e të mashtruarve nuk kemi informacion).

Lista është hartuar më 24 mars 2020 nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Çela. Sqarimet për opinionin publik sepse nuk u liruan familjarë, persona me histori dënimi me vepra penale më të ulëta, duhet t’i japë kjo dyshe. Jo më larg se dy muaj më parë, në qeli vrau veten Bilbil Hasani, pasi vodhi në një nga urbanet e Tiranës një portofol me 12 mijë lekë të vjetra brenda. Se cili është filtri apo kriteri i hartimit të kësaj liste, zyrtarët e MD dhe Burgjeve kanë për detyrim t’ja sqarojnë opinionit publik.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione etilda gjonaj lirimi i të burgosurve nga burgu etilda gjonaj lirimi i të burgosurve nga burgu

Sondazh

Poll

Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Insights 19 Mars 2020, 20:21

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

TIRANË- I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri n...