Aktualitet

Shkoi në Itali për të ndihmuar, infermieri shqiptar: Nesër fillojmë punën që në 7, unë do punoj tek Infektivi

30 Mars 2020, 20:49 Nga DOSJA
Shkoi në Itali për të ndihmuar, infermieri shqiptar: Nesër

ITALI- Koraba Gjana, një infermier 27 –vjeçar, në një lidhje për emisionin “Opinion”, foli për vendimin e tij për të shkuar më grupin e punonjësve të shëndetësisë në Itali. Nga Brescia, ai tha se nesër në orën 07:00 të mëngjesit, ai do të niste punën në spital.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me një lajm të publikuar nga “Corriere della sera”, se grupi shqiptar do t’I nënshtrohej një testimi më parë, Gjana u shpreh:

“Kemi shkuar dje dhe sot në spital, kemi komunikuar me stafin dhe që nesër fillojmë punë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.”

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: “Corriere della sera” thoshte që të bëjnë një provim më parë?

Gjana: Ne nuk na kanë dhënë një informacion të tillë, kemi qe në spital, kemi diskutuar me shefin e personelit dhe varësisht eksperiencave do të ndahemi në pavione.

Fevziu: Çfarë pavioni të ka rënë ty?

Gjana: Infektiv.

Fevziu: Do të punoni bashkë me mjekët italianë?

Gjana: Po, që nesër në orën 7 të mëngjesit do fillojmë punën.

Fevziu: Si është situata aty?

Gjana: Situata duket normale, një spital shumë i organizuar edhe pse shumë i madh, por pacientët marrin drejtimin dhe shërbimin  e duhur.

Fevziu: Sa vjeç je?

Gjana: Jam 27 vjeç, kam mbaruar infermieri në Tiranë dhe master shkencor.

Fevziu: Përse vendose të shkosh në Itali? Vendose vetë apo të thanë të shkosh? Nuk kishte frikë?

Gjana: Normale, që kisha frikë. Edhe në Tiranë do kisha frikë, por vendimi ishte shumë personal dhe mendova që do të ishte një gjest shumë i mirë për popullin Italian.

Fevziu: Ju merrni edhe një lloj eksperience aty apo do të jetë edhe një lloj trajnimi?

Gjana: Patjetër, është ndihmë që japim, pavarësisht se edhe ne marrim eksperiencë.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koraba gjana koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali koraba gjana koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll