Aktualitet

‘S’kemi ç’të hamë, jemi të bllokuar’/ Apeli i çiftit të pensionistëve në Valias: Djalin e kemi me sindromën Dow

30 Mars 2020, 19:59 Nga DOSJA
‘S’kemi ç’të hamë, jemi të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama doli sërish sot në një lidhje live, ku edhe përsëriti urdhërin që të gjithë të moshuarit nuk do të lejohet që ta dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pak minuta më vonë në redaksinë e Dosja.al ka ardhur një mesazh nga një e moshuar, e cila ka shprehur hapur edhe shqetësimin e saj. Edlira dhe Maksi Gjoka, dy të moshuar kanë kërkuar ndihmë për të përballuar edhe ata situatën e koronavirusit në vend.

Të dy pensionistët e kanë të pamundur tashmë që të dalin nga shtëpia, ndërkohë duhet të kujdesen edhe për djalin e tyre, i cili është diagnostifikuar me sindromën Down. Çifti i të moshuarave që jetojnë në Valias, kërkojnë që të ndihmohen edhe ata nga shteti, ashtu siç edhe u takon.

“Desha t’ju kërkoj si mund t’i ndihmoni dy pleq pensionista dhe një fëmijë të sëmurë, e kemi me sindromën Down, po respektojmë rregullat e koronavirusit për të mos dalë përjashta por na duhen edhe ushqime pasi nuk kemi ç’të hamë. Ju faleminderit për mirëkuptimin, presim përgjigjen tuaj në numrin 0694484722.”

Ata kanë lënë në dispozicion numrin e tyre të celularit, në mënyrë që autoritetet të vihen në kontakt me ta. Tek e fundit, jo të gjithë dinë si të kërkojnë ndihmë në portalet e kryeministrit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edlira gjoka koronavirusi ne shqiperi maksi gjoka edlira gjoka koronavirusi ne shqiperi maksi gjoka

Sondazh

Poll