Aktualitet

Silva Bino tregon kur kanë nisur testimet për COVID-19 në Shqipëri: Në fund të janarit u është bërë tamponi studentëv

30 Mars 2020, 20:02 Nga DOSJA
Silva Bino tregon kur kanë nisur testimet për COVID-19 në

TIRANË- Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, është shprehur sot se testimet me tamponë për koronavirusin në Shqipëri kanë nisur që nga fundi i muajit janar. Në një lidhje direkte me “Real Story”, Bino u shpreh se situata në vendin tonë nuk është shqetësuese, pasi nuk kemi një rritje të menjëhershme të të infektuarve dhe viktimave, dhe kjo sipas saj, falë masave të marra nga qeveria. Ajo shtoi se është arritur ka një rritje të numrit të të shëruarve dhe të atyre që mjekohen në spital dhe nuk kanë nevojë për t’u shtruar në spital.

Grafiku ka një ngjashmëri me Italinë? Grafiku i rëndësishëm ëstë ai që ne bëjmë, që vëmë njëra mbi tjetrën kohën e fillimit të shenjave të sëmundjes dhe të testimit.

Në Itali po rritet numri i të shëruarve, por vazhdon i lartë numri i vdekjeve. Edhe ne kemi vdekje, në mos çdo ditë, në dy ditë. Italia ama ka hyrë në fazën e mbarimit të krizës, ndërsa këtu te ne ju thoni që kriza duhet mbajtur nën kontroll edhe për të paktën dy javë? Që në janar, edhe në shkurt ne kemi kryer testime.

Ju po thoni që keni kontrolluar që në janar, ndërkohë që kriza në janar ka qenë vetëm në Kinë? Po natyrisht ne kemi marrë udhëzim nga OBSH, që në fund të dhjetorit. Pastaj, në janar bota u sensibilizua, dhe nga fundi i muajit ne kemi testuar raste, që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura. Testimet me tampo i kemi filluar që në fund të janarit.

Kemi qenë bashkë në studio dhe ju nuk më keni thënë që keni bërë testime? Patjetër që kam thënë. Kanë qenë studentët e kthyer, kemi pasur një rast edhe që u shtrua në spital, dhe që rezultoi grip në atë kohë.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino

Sondazh

Poll