Aktualitet

Manastirliu tregon si u përzgjodhën 30 mjekët që shkuan në Itali: Janë vullnetar që aplikuan pas thirrjes së ministrisë

30 Mars 2020, 19:48 Nga DOSJA
Manastirliu tregon si u përzgjodhën 30 mjekët që shkuan

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar detaje për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të dhënë ndihmën e tyre. Në një lidhje live me emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se 30 mjekët janë qenë vullnerat nga aplikimi që u bë pas thirrjes së ministrisë.

Ishte një ide e Kryeministrit Rama dhe u mbështet direkt. Mjekët dhe infermierët që janë dërguar në Irtali janë vullnetarë që kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqiipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”. Ata janë mjekë dhe infermierë me specialitete të ndryshme dhe tashmë do shihet se ku mund të ndihmojnë në Itali“, tha ministrja.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll