Aktualitet

Shkoi në Itali për të ndihmuar kolegët kundër COVID-19, mjeku Pasha: Nuk u thash prindërve, kjo është jeta ime

30 Mars 2020, 20:46 Nga DOSJA
Shkoi në Itali për të ndihmuar kolegët kundër COVID-19,

TIRANË- Ermal Pashaj, është një nga trupa me 30 mjekë që shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” mjeku tha se ai nuk i kishte treguar prindërve që do ikte për të ndihmuar kolegët në Itali.

Më tej shtoi se tashmë ndodhet në Itali ku janë pritur mirë nga të gjithë dhe shumë shpejt do fillojë punë në Spitalin e Breshias.

Nuk u thash prindërve që po shkoj në Itali, e dija se do përballesha me vështirësi me ata. Ky është vendimi im. Kjo është jeta ime. E mora vendimin pa menduar për riskun, por për sikletin tek njerëzit tanë të dashur”, tha ai.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 12 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal pashaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ermal pashaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll