Aktualitet

Shënohet viktima e 12 e COVID-19, Ministria: 82-vjeçarja vuante dhe nga sëmundje të tjera

30 Mars 2020, 20:18 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 12 e COVID-19, Ministria: 82-vjeçarja vuante dhe

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se dhe një pacientë që ishte në terapi intensive në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë. Sipas një njoftimi për mediat mësohet se viktimë është një paciente nga Tirana, 82-vjeçe e cila vuante dhe nga sëmundje të tjera. 

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19“, është ky njoftimi i Ministrisë.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 12 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktima e 12 nga covid koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministria e shendetesise viktima e 12 nga covid

Sondazh

Poll