Aktualitet

Mjeku Pipero tregon se me çfarë po kurohen pacientët tek Infektivi: Ditët e fundit kemi përdorur dhe klorokinën

30 Mars 2020, 19:40 Nga DOSJA
Mjeku Pipero tregon se me çfarë po kurohen pacientët tek

TIRANË- Mjeku i njoohur, Pëllumb Pipero, ka treguar se me çfarë po kurohen pacientët në Spitalin Infektiv. Pipero në një lidhje direkte me emisionin “Open”, tha se tashmë ka filluar trajtimi i pacientëve me klorokinë.

“Ende nuk ka një protokoll, por ne kemi nisur përdorimin e klorokinës që ka rezultuar e suksesshme në disa vende të tjera. Ka disa ditë që ka ardhur dhe në Shqipëri”, tha mjeku.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klorokina masat kunder covid 19 pellumb pipero klorokina masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll