Aktualitet

40 shqiptarë kthehen nga Mali i Zi e ngecin në Shkodër, apel qeverisë për ndihmë: S’kemi lekë të shkojmë në shtëpi

30 Mars 2020, 19:19 Nga DOSJA
40 shqiptarë kthehen nga Mali i Zi e ngecin në Shkodër, apel

SHKODËR- 40 shtetas shqiptarë, të cilët punonin në Mal të Zi, janë kthyer në Shqipëri për shkak të situatës me COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se ata janë rikthyer nga pika doganore e Hanit të Hotit falë një autobusi të vënë në dispozicion nga një qytetar shkodran.

Por ata tashmë kanë mbetur në Shkodër, pasi siç shprehen nuk kanë para për udhëtuar drejt banesave të tyre. Të gjithë i bëjnë thirrje qeverisë, pasi shumë prej tyre jetojnë në Durrës e Vlorë.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hani i hotit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 hani i hotit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll