Aktualitet

Shkuan në Itali po nuk nisin dot punën, menaxheri i spitalit në Brescia flet për mjekët shqiptarë: Do i testojmë fillimis

30 Mars 2020, 19:13 Nga DOSJA
Shkuan në Itali po nuk nisin dot punën, menaxheri i spitalit në

ITALI– 30 mjekë shqiptarë kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar lidhur me situatën e koronavirusit. Mirëpo ndihma e tyre nuk do të vihet menjëherë në zbatim, pasi ata duhet të kalojnë një test për t’u caktuar që të bëjnë punën që munden.

Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescias, Gianmarco Trivelli tha se mjekët shqiptarë do t’i nënshtrohen një testimi pasi kanë ardhur në Itali pa dokumente që provojnë aftësitë e tyre për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve të shtruar.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq ka një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensive. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre, ndaj dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku duhet që t’i vendosim që të punojnë,” shpjegon Trivelli.

Nga ana tjetër mjekët shqiptarë janë të ekzaltuar për të filluar punën, të cilën e shohin si një mundësi për të fituar eksperiencë në rast se dhe në Shqipëri përsëritet i njëjti skenar.

“Ne mezi presim të nisim punë, kjo përvojë do të na shërbejë nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar,”-bën me dije ekipi shqiptar.

Dy ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

Marrë nga La Repubblica

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gianmarco trivelli koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali gianmarco trivelli koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll