Aktualitet

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për grupin e trafikantëve që dërgonin drogë në Greqi, akuzat që rëndojnë mbi ta

30 Mars 2020, 14:06 Nga DOSJA
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për grupin e trafikantëve që

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) ka mbyllur sot hetimet duke çuar në Gjykatë një grup të akuzuarish për trafikim droge drejt Greqisë. Sipas një njoftimi nga SPAK, bëhet me dije se  në Gjykatë janë dërguar 14 persona dhe mbi ta rëndojnë disa akuza.

Të akuzuairt janë: Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj.

Sipas një njoftimi nga SPAK bëhëet me dije se për të 14 të akuzuarit janë tre akuza: ‘Trafikimi i narkotikëve’; ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal’.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet dhe sot me datë 30.03.2020 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 135/2019 në ngarkim të pandehurve Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”) të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333a/1 dhe 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “grupit të strukturuar kriminal”, me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek. Gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur xhanaj florenc luto gentjan luto hetimet e spak spak artur xhanaj florenc luto gentjan luto hetimet e spak spak

Sondazh

Poll