Aktualitet

Hapen libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë/ Zgjerohet LISTA e bizneseve, nga sot do lejohen të zhvillojnë aktivitetin

30 Mars 2020, 14:58 Nga DOSJA
Hapen libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë/ Zgjerohet LISTA e

TIRANË– Zgjerohet lista e bizneseve që do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin në vend pavarëisht të përhapjes së koronavirusit. Me anë të një urdhëri të lëshuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga sot lejohen të hapura edhe gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë.

Të tre këto biznese do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00. Por me kushtin që të sigurohen që gjatë 8 orëve që do të qëndrojnë të hapura të të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve, për të shmangur kështu edhe mundësinë për të hapur pandeminë. 

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll