Aktualitet

Manastirliu publikon foton e mjekëve që po luftojnë me COVID-19: Janë çdo ditë kundër virusit tinzar

30 Mars 2020, 15:56 Nga DOSJA
Manastirliu publikon foton e mjekëve që po luftojnë me COVID-19:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu ka publikuar sot një foto të mjekëve që po përballen në vijën e parë me COVID-19. Në një reagim në Facebok, Manasitrliu shkruan se këta dy infermier bashkë me të gjithë ekipin e infektivit luftojnë me virusin tinzar.

“?#COVID-19 ??‍?️ #Infermierët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përballjen me ?#COVID-19? Infermieret që shihni në foto janë kryeinfermiere e reanimacionit Mbarime Gjana dhe infermiere Majlinda Pemati, që së bashku me të gjithë ekipin në spitalit infektiv, po luftojnë çdo ditë me këtë virus tinzar? në shërbim të pacientëve️ #FORCA??”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mjeket e infektivit ogerta manastirliu masat kunder covid 19 mjeket e infektivit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll