Aktualitet

U sëmur në burg! GJKKO liron nga qelia babain e Hajrave që masakruan Jak Prengën, avokati: Është me një veshkë

30 Mars 2020, 14:22 Nga DOSJA
U sëmur në burg! GJKKO liron nga qelia babain e Hajrave që

TIRANË– Lirohet nga burgu 65-vjeçari Bajram Hajri, i cili është një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se të premten, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për të duke e dërguar në shtëpi. 

Avokati i tij, Arben Hoxha ka bërë kërkesë për ndryshim me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë. Ai gjithashtu ka vënë në dispozicion të trupës gjykuese edhe një raport të mjekëve, ku edhe tregohet gjendja shëndetësore e të moshuarit. 

“Është i moshuar dhe i sëmurë, trupi i funksionon vetëm me një veshkë!,“-mësohet se është shprehur Hoxha.  

Ndërsa në burg kanë mbetur të akuzuarit e tjerë: Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

Të gjithë të arrestuarit, përfshirë edhe 65-vjeçarin akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

PENGMARRJA 

Jan (Jak) Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga.

Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram hajri lirohet barjam hajri pengmarrje ne kamez spak merr jak prengen bajram hajri lirohet barjam hajri pengmarrje ne kamez spak merr jak prengen

Sondazh

Poll