Bota

Paralajmërimi i ekspertit: Rreth 30,000 njerëz do të vdesin nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

30 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
Paralajmërimi i ekspertit: Rreth 30,000 njerëz do të vdesin nga

BRITANI E MADHE – Një ekspert që parashikoi se 5.700 britanikë mund të vdisnin si rezultat i koronavirusit thotë se ai nënvlerësoi shkallën e krizës. Profesori Tom Pike thotë se Britania është në një “gjendje të rrezikshme” ku viktimat po shënohen çdo ditë, duke tejkaluar numrin që ai parashikoi.

Ai tha javën e kaluar se vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar mund të arrijnë në 5.700, por numri i vdekjeve gjatë fundjavës e detyroi atë të rimendojë parashikimin e tij të ri, ku  thotë se në vend do të ketë rreth 30,000 viktima nga COVID-19.

Në parashikimin që ai kishte bërë supozohej se shpërthimi i Covid-19 në Britani do të ndiqte një model të ngjashëm me Wuhanin në Kinë, ku filloi shpërthimi, duke e bërë atë të parashikonte se numri i vdekjeve do shkonte tek 260 vitktima brenda një dite. Por kjo shifër u arrit të shtunën duke e bërë atë të parashikojë një version të ri.

“Ne kemi parë rritjen e nivelit të vdekshmërisë në vend. Ju mund ta shihni Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me Italinë dhe Kinën, që po rrit numrin e viktimave çdo ditë.”-shpjegoi ai.

Ai  thotë se parashikimi i tij do të rezultojë i saktë nëse Britania mban të njëjtën trajektore si Kina.

“Edhe nëse Mbretëria e Bashkuar menjëherë rikthehet në trajektoren e Kinës, kjo do të parashikonte një rritje pesë herë më të madhe, me nga 1.200 vdekjeve në ditë, ku në fund numri total mund të shkojë në 30 mijë të vdekur. Do të kishte rreth 30,000 vdekje nëse në Britani koronavirusi përhapet si Kinë.”– tregon ai.

Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona.  Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 212 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

 Burimi: metro 

A.C/Dosja .al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani tom pike koronavirusi ne britani tom pike

Sondazh

Poll