Stafi infektohet nga koronavirusi, spitali në Gjermani nuk pranon më asnjë pacient të ri
30 Mars 2020, 09:12Nga DOSJA
GJERMANI– Në Gjermani koronavirusi është përhapur në disa qytete, numri i viktimave dhe i të infektuarëve është rritur ditët e fundit.
Gjithashtu nga koronavirusi janë prekur edhe mjekët apo infermierët, ku në një spital në veri të Gjermanisë, Wolfsburg, stafi është infektuar nga virusi vdekjeprurës. Për këtë shkak autoritetet kanë marrë vendimin që në këtë spital të mos pranohet më asnjë pacient i ri.
“Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet, përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes.”– thuhet në deklaratën e spitalit, Klinikum Wolfsburg. Në këtë mënyrë çdo pacient që mund të shtrohej në këtë spital tanimë do t’u drejtohet spitaleve të tjera.
Kujtojmë që Gjermania në rang kombëtar ka më shumë se 62 mijë të infektuar nga koronavirusi, dhe 541 viktima.
Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 212 persona të infektuar dhe janë shënuar 10 viktima.
MBRETËRI E BASHKUAR– Inxhinierët e Mercedes F1 dhe Kolegji Universitar në Londër kanë zhvilluar një pajisje të re të frymëmarrjes për koronavirusin,...
MEKSIKË– Tenori me famë botërore, Placido Domingo është shtruar në spital në Meksikë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.Legjenda e operës, Placido Domin...
KOSOVË– Kuvendi i Kosovës është kthyer për pak sekonda në një sallë që ushtonte nga zhurma të çuditshme, të interpretuara si ‘pasthirrma seksi’. Ras...
KINË– Qentë dhe macet e tmerruara u grumbulluan në kafaze të ndryshkur. Lopët dhe akrepat ofroheshin në shitje si ilaç tradicional. Lepujt dhe rosat...
COVID-19 po vret çdo ditë. Në rang global deri më tani kanë humbur jetën 36,206 persona, ndërkohë të prekur janë 752.288 të tjetë. Lajmi i mirë është se ...
TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranës, Bojken Abazi, është shprehur se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të flasë rreth grushtit të...
KOSOVË– Kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti shkruan se është ndaluar Nikola Sandulovic, Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë. Në një status n...
ITALI– “TG5”, ka pasqyruar dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt vendit të tyre për t’i ndihmuar në luftën ndaj Covid-19. Në kronikën e laj...
ITALI– Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 personave të personelit mjekësor, për të...