Aktualitet

Dy raste të reja me COVID-19 në Durrës/ Një nga të moshuarit dyshohet se u infekua nga djali dhe nusja që punojnë në Cal

30 Mars 2020, 10:10 Nga DOSJA
Dy raste të reja me COVID-19 në Durrës/ Një nga të

Durrës- Dy raste të reja janë shënuar me COVID-19 në qytetin e Durrësit. Mësohet se të infektuarit janë dy të moshuar, të moshave 77 dhe 71 vjeç. Dyshohet se 71-vjeçari është infektuar nga djali dhe nusja e djalit, pasi këta të fundit kanë pasur temperaturë ditët e fundit. Djali dhe nusja e djalit kanë kryer analizat për COVID-19. Ata  punojnë në një Call-Center në këtë qytet.

Ndërkohë në Shqipëri janë janë shëruar 44 persona të infektuar me COVID-19. Ndërsa, numri i të infektuarve ka shkuar në 223. Deri më tani janë shënuar 10 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rastet e reja me covid në durrës viktimat e covid ne shqiperi rastet e reja me covid në durrës viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll