Aktualitet

COVID-19/Vatër e re infeksioni në Fier, nëpunësja e DAR infekton një nga familjarët

30 Mars 2020, 09:46 Nga DOSJA
COVID-19/Vatër e re infeksioni në Fier, nëpunësja e DAR

Fier- Shkon në 23 numri i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rasti i ri është një nga familjarët e nëpunëses së Drejtorisë Arsimore në Fier, e cila rezultoi dje e infektuar me COVID-19. Burimet bëjnë me dije se ka qenë nëpunësja, ajo që ka infektuar familjarin.

Këto raste tregojnë se është një vatër e re infeksionit në qytetin e Fierit, pasi nuk dihet ende se kush mund ta ketë infektuar nëpunesen e DAR.

44 të shëruar, 11 raste të reja, një viktimë dhe një numër total prej 223 të infektuar. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i infektuari i ri me covid në fier koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi i infektuari i ri me covid në fier koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll