Bota

“Boll tani” apo “o Baton…”/ Videoja me pasthirrma seksi në Kuvend bëhet virale në të gjitha mediat, nisin hetimet

30 Mars 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Boll tani” apo “o Baton…”/ Videoja me pasthirrma

KOSOVË– Kuvendi i Kosovës është kthyer për pak sekonda në një sallë që ushtonte nga zhurma të çuditshme, të interpretuara si ‘pasthirrma seksi’. Rasti ka ndodhur gjatë seancës së Kuvendit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të mbajtur më 9 mars. Mediat kosovare shkruajnë se një nga përkthyeset e Kuvendit, teksa përkthente fjalimin e një deputeteje nga gjuha turke në atë shqipe, lëshoi disa pasthirrma që ushtuan në të gjithë sallën.

Në fakt në fund të videos, duke sikur përkthyesja thotë ‘boll tani’, por disa nga mediet  kosovare shkruajnë se kanë dëgjuar emrin “Baton”.

Kuvendit i Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa zyra e sekretarit të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se përkthyesja zyrtare e gjuhës turke ka munguar për shkaqe shëndetësore atë ditë dhe është zëvendësuar nga një e re. Sipas tij, pasthirrmat e çuditshme kanë ardhur nga zëvendësuesja e saj.

Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një tjetër person në grup. E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj. Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”,- thekson komunikata e Kuvendit të Kosovës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kuvendi i kosoves videoja me pasthirrma ne kuvendin e kosoves kosove kuvendi i kosoves videoja me pasthirrma ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 19:52

GJERMANI– Pekini zyrtar, mesa duket po fsheh rastet e reja të infektuar me koronavirus. Në një artikull të botuar nga NTV, media gjermane, shkruhet se në Kinë p...