Nuk përballoi dot krizën për shkak të Covid-19, vret veten ministri i financave në Gjermani, i doli para trenit dhe la pas
GJERMANI– Thomas Schäfer, ministri i financave në Hesse, Gjermani ka kryer vetëvrasje pasi nuk e ka përballuar dot krizën që ka kaluar për shkak të koronavirusit. Mediat vendase shkruajnë se Schäfer, u gjet i vdekur të shtunën në një stacion treni në qytetin Hochheim midis Frankfurtit dhe Mainz. Trupi i ministri, ishte i paidentifikueshëm për shkka të dëmtimeve që kishte marrë.
Të njëjtat medie shtojnë se politikani kishte lënë një letër. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke cituar burime të afërta me hetimin, shkruan se 54-vjeçari është shfaqur rregullisht në publik ditët e fundit për të informuar publikun për ndihmën financiare gjatë krizës së koronavirusit, por që kishte shqetësime të dukshme .
Schäfer ishte anëtar i Kristian-Demokratëve (CDU) të Kancelares Angela Merkel. Ai kishte qenë aktiv në politikën shtetërore Hessian për më shumë se dy dekada dhe ishte ministër i financave për gati 10 vjet.
Ai është përmendur në mënyrë të përsëritur si një pasardhës i mundshëm i kryeministrit, njëherazi dhe liderit të CDU për Hessian, Volker Bouffier nëse ai nuk do të garonte në 2023. Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vdes ish-ministri francez, zyrtari i parë që i merr jetën koronavirusi në atë vend
FRANCË– Ish-ministri francez Patrick Devedjiani ka ndërruar jetë, pasi ishtëe infektuar me Covid-19. Koronavirusi po gjunjëzon edhe Francën. Mediet n...
Dërgimi i mjekëve në Itali, shqiptarja letër Ramës: Në çastet më të errëta kemi krijuar virtytet tona
ITALI– Mjekja shqiptare Kozeta Proko në provincën e Trevizos, falenderon shtetin shqiptar për dërgimin e një ekipi mjekësor prej 30 mjekësh e infermierësh...
Koronavirusi përplas SHBA-në me Kinën, shtetet padisin njëri-tjetrin për origjinën e Covid-19
ITALI– Sociologu italian Massimo Introvigne ka bërë një shkrim në lidhje me përplasjen mes SHBA-ve dhe Kinës, që ka sjellë koronavirusi. Ose më saktë, ori...
Njihet si Rama X, Mbreti i Tajlandës izolohet në harem mes 20 konkubinave për t’u mbrojtur nga Covid-19, katër gratë e ti
TAJLANDË– Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn është vetë-izoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi. Mediat ndër...
Shkon në 94 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, 3 të infektuar brenda 24 orëve
KOSOVË– Numri i të prekurve me Covid-19 ka shkuar në 94, duke qenë se 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3 persona të tjerë të infektuar. Lajmin e ka ko...
Bie numri i viktimave në Itali, brenda 24 orëve vdesin 756 persona, ja sa janë prekur në total
ITALI– Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 756 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,779.Pot...
Policët bëjnë gjestin e pazakontë/ Hedhin bojë në lagunë për të shmangur njerëzit
BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson ditën e sotme u ka dërguar një letër të gjithë britanikëve duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, për të pa...
Kurti i përgjigjet Thaçit: Zbato Kushtetutën, qeveria krijohet vetëm nëse shkojmë në zgjedhje
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës në ikje, Albin Kurti është shprehur se Qeveria e Re mund të themelohet vetëm nëse shkohet në zgjedhje të reja. në një ...
‘Der Spiegel’: Intriga e një kaste të korruptuar e rrëzoi Albin Kurtin, nuk mungoi ndërhyrja e SHBA-së
Kosovë- “Der Spiegel”, revista gjermane nëpërmjet një shkrimi, thekson se politikanët vendas dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin, për shkak se ai paralajmëro...