Bota

Faton Kurti: Është ndaluar Sandulovic, e bëri Vuçiç sepse kërkoi falje për gjenocidin dhe njohur Kosovën

29 Mars 2020, 21:02 Nga DOSJA
Faton Kurti: Është ndaluar Sandulovic, e bëri Vuçiç

KOSOVË– Kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti shkruan se është ndaluar Nikola Sandulovic, Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se Sandulovic është ndaluar nga Vuçi pasi ka kërkuar falje para shqiptarëve për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar.

Statusi i plotë

Sot regjimi i Vuçiçit dërgoi forcat speciale për të arrestuar Nikola Sandulovic, Kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë. Arsyeja e arrestimit të tij është se para pak kohësh z. Sandulovic, para Medias shqiptare kërkoi falje zyrtarisht për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar. Republikanët e Kosovës, dënojnë ashpër këtë akt të paligjshëm dhe arrestimi i tij është kryer tërësisht mbi baza dhe motive politike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faton kurti nikola sandulovic faton kurti nikola sandulovic

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 19:52

GJERMANI– Pekini zyrtar, mesa duket po fsheh rastet e reja të infektuar me koronavirus. Në një artikull të botuar nga NTV, media gjermane, shkruhet se në Kinë p...