Bota

36,206 viktima nga COVID-19 në botë/ Italia nuk gjen qetësi, 812 viktima brenda 24 orëve, virusi po ‘bën kërdinë’ në

30 Mars 2020, 06:45 Nga DOSJA
36,206 viktima nga COVID-19 në botë/ Italia nuk gjen qetësi, 812

COVID-19 po vret çdo ditë. Në rang global deri më tani kanë humbur jetën 36,206 persona, ndërkohë të prekur janë 752.288 të tjetë. Lajmi i mirë është se 158,688 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Kina, e cila është edhe vendi i parë, ku u përhap virusi në 24 orët e fundit ka pasur vetëm 4 viktima.

 

 

Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 11,591 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 7340 viktima. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima. COVID-19 është përhapur në Kosovës, ku janë prekur 94 persona dhe është shënuar edhe viktima e parë.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 19:52

GJERMANI– Pekini zyrtar, mesa duket po fsheh rastet e reja të infektuar me koronavirus. Në një artikull të botuar nga NTV, media gjermane, shkruhet se në Kinë p...