Bota

Skenat tronditëse, ndyrësi dhe mbetje kafshësh, kinezët s’heqin dorë! Shesin përsëri lakuriqë, mish qeni dhe maceje

30 Mars 2020, 07:33 Nga DOSJA
Skenat tronditëse, ndyrësi dhe mbetje kafshësh, kinezët

KINË– Qentë dhe macet e tmerruara u grumbulluan në kafaze të ndryshkur. Lopët dhe akrepat ofroheshin në shitje si ilaç tradicional. Lepujt dhe rosat thereshin në një dysheme të mbuluar me gjaku, ndyrësi dhe mbetje kafshësh.

Këto ishin skenat thellësisht shqetësuese dje, ndërsa Kina festoi fitoren e saj mbi koronavirusin duke rihapur tregjet e mishit të kafshëve të egra, që është diskutuar si një nga burimet që çoi në përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Pa asnjë përpjekje të dukshme për të ngritur standarde higjienike dhe për të parandaluar një shpërthim të ardhshëm, Kina iu rikthye zakonit të vjetër.

Ndërsa pandemia që filloi në Wuhan i detyroi vendet anembanë botës të hynin në bllokim, një korrespodent i DailyMail shikoi dje në Kinë, ku mijëra klientë u mblodhën në një treg të brendshëm në Guilin, në jug-perëndim të Kinës.

Këtu, kafazet e specieve të ndryshme ishin grumbulluar mbi njëra-tjetrën. Skenat tronditëse erdhën ndërsa Kina më në fund hoqi një bllokim të gjatë disa javësh në mbarë vendin dhe inkurajoi njerëzit të kthehen në jetën e zakonshme të përditshme për të rritur ekonominë. Statistikat zyrtare treguan se nuk kishte praktikisht asnjë infeksion të ri.

Tregu në Guilin u mbush me blerës dje, me mish të freskët qensh dhe macesh që ofrohej, një pjatë tradicionale e ‘ngrohjes’ në dimër. Të gjithë këtu besojnë se shpërthimi ka mbaruar dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për më shumë.

Korrespondentja që vizitoi Dongguan tha: ‘Tregjet janë rikthyer për të operuar në të njëjtën mënyrë siç vepruan përpara koronavirusit. Dallimi i vetëm është se rojet e sigurisë përpiqen të ndalojnë këdo që të fotografojë, gjë që nuk do të kishte ndodhur kurrë më parë.

Rastet e parë të koronavirusit u gjurmuan në një treg në Wuhan, por shpërthimi u mbajt i heshtur nga zyrtarët me javë të tëra. Tani, pas një rënie dramatike të shkallës së infeksionit brenda Kinës, qeveria e Pekinit po promovon teori konspirative që shpërthimi nuk filloi fare në Kinë. Një histori e diskredituar, e ndarë gjerësisht në platformën e mediave sociale Weibo të Kinës, pretendon se koronavirusi u zbulua së pari në Itali në nëntor.

Ndërkohë, zyrtarët kinezë kanë promovuar teori të pabazuara të komplotit se Ushtria amerikane solli virusin në brigjet e saj. I vetmi qytet kinez që ishte akoma nën bllokim ishte Wuhan, por dje edhe atje u hoqën kufizimit dhe vazhdoi një jetë normale.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine koronavirusi në kinë lakuriqi i nates tregjet e kafsheve te egra ne kine wuhan kine koronavirusi në kinë lakuriqi i nates tregjet e kafsheve te egra ne kine wuhan

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 19:52

GJERMANI– Pekini zyrtar, mesa duket po fsheh rastet e reja të infektuar me koronavirus. Në një artikull të botuar nga NTV, media gjermane, shkruhet se në Kinë p...