COVID-19/Gazment Bardhi akuza ndaj Ramës: Mos bëj propadandë, ndihmo njerëzit në nevojë, buxheti ka para mjaftueshëm për
29 Mars 2020, 10:23Nga DOSJA
Tiranë-Sekretari i Partisë Demoraktike, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka braktisur familjet në nevojë dhe të sëmurët, të cilët në këto ditë të vështira kanë nevojë për ndihmë. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Bradhi shprehet se buxheti i shtetit ka para, për të përballuar situatën, por sipas tij kreu i qeverisë lekët i ndan me miqtë e tij.
Reagimi i plotë në Facebook:
Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.
Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.
Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.
Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ndihmën për bizneset dhe qytetarët që mbeten pa punë do e fillojë nga 1 prilli.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë sot se qeveria ndihmën për bizneset dhe qytetarët që mbeten pa punë do e fillojë nga 1 prilli. N...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një mesazhi drejtuar qytetarfëve ka bërë disa deklarata kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama shkruan se Pre...
ATHINË- Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë sot një njoftim për të gjithë emigrantët që janë mbllokuar ne vendin fqinj dhe u skadon afati 90 ditorë për të ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar me përballimin e situatës atje. Në nj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 30 mjekëve që shkuan në Itali pr të ndihmuar kolegët e tyre atje në luftën kundër COVID-19. Në një reagi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot kurbën e rritjes së rasteve me COVID-19, ku shihet se Shqipëria ka një trend më të ulët se vendet e tjera. R...
Politike28 Mars 2020, 16:53
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot është i shqetësuar dhe i brengsour për jetën e qytetarëve. Në një intervistë për emisi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa të tjera, pasi ka arritur pika e vlimit. I ftuar...
Politike28 Mars 2020, 16:15
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë p...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish sot numrin e testeve kundër COVID-19 që disponon qeveria shqiptare. Në një intervistë p...