Politike

Rama publikon FOTOT e 30 mjekëve që shkuan në Itali për të ndihmuar kundër COVID-19: Krenar për bluzat e bardha

28 Mars 2020, 18:01 Nga DOSJA
Rama publikon FOTOT e 30 mjekëve që shkuan në Itali për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 30 mjekëve që shkuan në Itali pr të ndihmuar kolegët e tyre atje në luftën kundër COVID-19. Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se është krenar për Shqipërinë dhe bluzat e bardha.

??KRENAR PËR SHQIPËRINË?? #KrenarpërBluzateBardhaShqiptare?? #RESPEKT?”, shkruan Rama teksa publikon fotot. 30 mjekët do qëndrojnë në Itali për 30 ditë dhe pagesa do bëhet nga qeveria shqiptare. Ministri i Jashtëm i Italisë ka falenderuar Ramën dhe qeverinë për këtë ndihmë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2020, 16:53

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot është i shqetësuar dhe i brengsour për jetën e qytetarëve. Në një intervistë për emisi...

Politike 28 Mars 2020, 16:15

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë p...