Politike

Rama kundër Presidentit të SHBA: Po pret të iki vetë e i hapi rrugën virusit, nuk i ka problem mijëra jetë të humbura

28 Mars 2020, 20:13 Nga DOSJA
Rama kundër Presidentit të SHBA: Po pret të iki vetë e i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një mesazhi drejtuar qytetarfëve ka bërë disa deklarata kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama shkruan se  Presidenti Trupm u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende, dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.

Po ashtu ai hedh akuza se Trump dhe SHBA nuk kanë problem për jetët e humbura nga ky virus që mund të jenë dhe me mijëra.

Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve. Ndërkohë që duke pritur që të iki vetë po i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën dhe nuk kanë më as mjete për të mbrojtur mjekët në spitalet e Nju Jorkut. Amerika është amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 donald trump edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2020, 16:53

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot është i shqetësuar dhe i brengsour për jetën e qytetarëve. Në një intervistë për emisi...

Politike 28 Mars 2020, 16:15

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë p...