Politike

“I kanë martuar nënë e babë borxhit publik”, Basha me tone të ashpra: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, ka arritur p

28 Mars 2020, 16:24 Nga DOSJA
“I kanë martuar nënë e babë borxhit publik”,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa të tjera, pasi ka arritur pika e vlimit. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, Basha tha se qytetarët nuk mund të presin më pasi kërkojnë zgjidhje.

Kam dy javë që e lus, e lus, e lus që të marrë masa. Por sot ia bëj të qartë dhe i them që t’i vërë gishtin kokës. Revolta ime ka një burim, fluksin e 5-fishuar e mesazheve që më dërgojnë qytetarët dhe kërkojnë zgjidhje se këtu ka arritur pikën e vlimit”, u shpreh kreu i PD.

Më tej Basha bëri dhe një batutë, ku tha se qeveria i ka martuar nënë e babë borxhit publik. “Borxhit publik i kanë martuar nënë e babë me kohë”, tha më tej Basha.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2020, 16:15

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë p...