Politike

28 Mars 2020, 16:53 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot është i shqetësuar dhe i brengsour për jetën e qytetarëve. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Basha u shpreh se qeveria po na çon drejt një katastrofe, pasi sipas tij nuk po vepron si duhet.

|Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore qeveria detyron mbyllje dhe mbështetje. Ka dhënë fonde dhe thotë fillojnë në prill, shuma totale 65 mln euro jepet për tre muaj, shtrihet për tre muaj, cfarë është kjo? Asgjë para kosovës, që vë ndihma për paga dhe qera. Nuk kanë detyrë të cojnë miell e makarona por të marrin masa sic I urdhëron gjendja e fatkeqësisë, të mbyllin fasoneritë po na cojnë drejt një grope, një katastrofe. Jam i sheqetësuar, i brengosur! Është kollaj t’ju thuash njerëzve rrini në shtëpi dhe nga ana tjetër nuk i mbështet”, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej në intervistën e tij, kreu i PD tha se para në buxhetin e shtetit ka, por ato po jepen për tendera që nuk kanë vlerë. “Me paratë e oligarkëve ai mund të mbulojë dy muaj paratë e punonjëve të fasoneve, por jo vetëm. Është një budallallëk me brirë që mendon se mund të kursejë sot qindarkën për të harxhuar nesër miliona”, tha Basha.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 28 Mars 2020, 16:15

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish mbylljen e call center dhe fasonerie, pasi tha se nëse do ketë pasoja qeveria do jetë p...