Konfirmohet dhe një rast tjetër me COVID-19 në Kosovë, shkon në 91 numri i të prekurve
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot në mbrëmje dhe një rast të ri të konfirmuar me COVID-19. Me këtë pacientë të ri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare shprhet se në mbrëmje ka testuar edhe 8 mostra, prej të cilave një ka rezultuar pozitive. Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.
NJOFTIMI I PLOTË
Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Studimi i ekspertëve në SHBA, COVID-19 i shndërron qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve”
SHBA- Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një “fabrikë virusesh”. Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një...
Mjekët në Turqi japin shpresë: Po punojmë për të krijuar vaksinën kundër COVID-19, jemi afër zgjidhjes
TURQI- Mjekët në Turqi kanë nisur punën për zbulimin e vaksinës që mund të vrasë COVID-19. Në një deklaratë, Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Ne...
Shkon në 241 persona numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut, 7 pacientë në gjendje të rëndë
MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veritut ka bërë bilancin për COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas një njoftimi, bëhet me dije se janë...
Tronditet Spanja, COVID-19 i merr jetën Princeshës Maria Teresa
SPANJË- Oborri mbetëror i Spanjë është tronditur ditën e sotme, pasi Princesha Maria Teresa ka ndërrtuar jetë pas konfirmimit të saj si e prekur nga COVID-...
Kosova shkon në 90 të prekur me COVID-19, dy raste të reja u konfimruan sot
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus. Sipas një njoftimi për med...
Google dhuron 800 milion dollarë për të ndihmuar në krizën e koronavirusit
SHBA – Mes tyre Google do ti japë Organizatës Botërore të Shëndetit dhe agjencive globale të qeverisë një total prej 250 milion dollarësh në grante reklamuese, ...
Vdesin 889 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 10,023 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi
ITALI– Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 889 vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,023.Pothuajs...
30 mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falemiderit Shqipërisë
ITALI- Mjekët shqiptarë që do ndihmojnë ata në Itali, kanë mbërritur në romë ku janë pritur nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Në një video ne Facebook, Di ...
“Dhimbje stomaku” flet eksperti i shëndetit: Simptoma e re e COVID-19 që nuk e dinit deri tani
TIRANË– Pandemia e COVID-19 ka izoluar botën dhe ka marrë mijëra jetë njerëzish, virus ky që nuk po zhduket prej mujsh, i cili paska edhe simptoma që ne nu...