Bota

Google dhuron 800 milion dollarë për të ndihmuar në krizën e koronavirusit

28 Mars 2020, 17:45 Nga DOSJA
Google dhuron 800 milion dollarë për të ndihmuar në

SHBA – Mes tyre Google do ti japë Organizatës Botërore të Shëndetit dhe agjencive globale të qeverisë një total prej 250 milion dollarësh në grante reklamuese, për të shkëmbyer informacione se si të luftojnë përhapjen e virusit.

Afro 340 milionë dollarë në kredi nga “Google ad” do të jenë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme, llogaritë e të cilëve kanë qenë aktive gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë rreth 20 milion dollarë do të jenë të rezervuara për njoftimet mbi fondet e ndihmave dhe mbështetje për bizneset e vogla.

Facebook (FB), ashtu si Google, i ka ofruar kredi falas për reklama OBSH dhe institucioneve të tjera për të siguruar informacion të saktë në lidhje me koronavirusin, por OBSH ende nuk ka vendosur zyrtarisht asnjë reklamë në Facebook. Organizata është duke punuar me Facebook në kapacitete të tjera, përfshirë Qendrën e Informacionit Coronavirus të kompanisë dhe një llogari të alarmit shëndetësor në WhatsApp.

Në rang global janë shënuar 637,753 të infektuar, 29879 të vdekur dhe 139,540 të tjerë janë shëruar totalisht. Italia është më e prekura me mbi 10 mijë viktima,e dyta është Spanja ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802, ndërsa Kina tashmë ka nisur të dalë nga kjo gjendje e vështirë, dhe janë vetëm 3295 të vdekur.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 800 milion dollarë google koronavirusi ne bote 800 milion dollarë google koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll