Bota

30 mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falemiderit Shqipërisë

28 Mars 2020, 17:08 Nga DOSJA
30 mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio:

ITALI- Mjekët shqiptarë që do ndihmojnë ata në Itali, kanë mbërritur në romë ku janë pritur nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Në një video ne Facebook, Di Maio ka falenderuar Shqipërinë, që u soluradizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë. “Falenderojmë shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.

Shqipëria ka nisur sot 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe ekperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne shqiperi luigi di maio masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali koronavirusi ne shqiperi luigi di maio masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll