Bota

Vdesin 889 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 10,023 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi

28 Mars 2020, 17:17 Nga DOSJA
Vdesin 889 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 10,023 numri i

ITALI– Brenda 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 889  vitkima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,023.

Pothuajse prej dy javësh në Itali çdo ditë numri i viktimave ka qenë i lartë, ku ka variuar nga 400, 600 e deri në 700, dje ishte shokues prej 969 viktimash,  por edhe bilanci i sotëm ishte shumë i lartë duke e bërë Italinë si vendin e parë më të goditur në botë nga virusi, ku nga  29,879 viktima në rang global, 10.023  janë vetëm në Itali.

 

Në rang global janë shënuar 637,753 të infektuar, 29879 të vdekur dhe 139,540 të tjerë janë shëruar totalisht. Italia është më e prekura me mbi 10 mijë viktima,e dyta është Spanja ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802, ndërsa Kina tashmë ka nisur të dalë nga kjo gjendje e vështirë, dhe janë vetëm 3295 të vdekur.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll