Bota

Kosova shkon në 90 të prekur me COVID-19, dy raste të reja u konfimruan sot

28 Mars 2020, 17:55 Nga DOSJA
Kosova shkon në 90 të prekur me COVID-19, dy raste të reja u

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus. Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 38 mostra, prej të cilave 2 kanë rezultuar pozitive.

“DY RASTE ME COVID-19! Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë. Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve”, është ky njoftimi i IKSHPK.

Kosova deri tani ka 90 të infektuar nga koronavirusi dhe disa prej tyre kanë mundur të shërohen, por nuk kanë munguar as viktimat. Qeveria ka marrë një sërë masash duke bllokuar kufijtë dhe ka kufizuar daljen e qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shtohet rastet me covid019 ne kosove koronavirusi ne kosove shtohet rastet me covid019 ne kosove

Sondazh

Poll