Bota

Mjekët në Turqi japin shpresë: Po punojmë për të krijuar vaksinën kundër COVID-19, jemi afër zgjidhjes

28 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA
Mjekët në Turqi japin shpresë: Po punojmë për të

TURQI- Mjekët në Turqi kanë nisur punën për zbulimin e vaksinës që mund të vrasë COVID-19. Në një deklaratë, Rektori i Universiteti Ege nga qyteti i Izmirit, Necdet Budak, ka bërë të ditur se ka filluar puna për zhvillimin e një vaksine vendase të ADN-së për koronavirusin.

Ai tha se meqë një vaksinë e licencuar për virusin COVID-19 nuk ishte ende në dispozicion, shumë vende filluan kërkime mbi këtë çështje. Më tej profesori shtoi se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe janë afruar një zgjidhjeje për  këtë çështje.

Ne anën tjetër ai shtoi se në rast të suksesit për të cilën ai ka një besim të plotë, ata këtë vaksinë do të ofrojnë menjëherë botës. Ndërkohë dhe shumë vende të tjera në botë po përpiqen që të krijojnë vaksinën kundër COVID-19 dhe shumë shkencëtarë, por eksperimentojnë dhe me ilaçe që mund të jenë efektive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota masat kunder covid 19 mjeket ne turqi necdet budak univesitete ege masat kunder covid 19 mjeket ne turqi necdet budak univesitete ege

Sondazh

Poll