Politike

“Janë në vijën e parë, Xhaçka publikon FOTO-t e vajzave dhe grave me uniformën e FA: Kanë lënë familjen në shtëpi

28 Mars 2020, 14:49 Nga DOSJA
“Janë në vijën e parë, Xhaçka publikon FOTO-t e

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zgjedhur që sot të falenderojë vajzat dhe gratë që kanë veshur uniformën e Forcave të Armatosura dhe janë në vijën e parë të luftës më COVID-19. Në një postim në Facebook, Xhaçka postuar dhe disa foto ku shihen ushtaret, të cilat ndohmojnë qytetarët dhe i udhëzojnë ata që të shkojnë në shtëpi.

Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. #FaleminderitPërShërbimin??”, shkruan Xhaçka.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 olta xhacka ushtria ne rruge koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 olta xhacka ushtria ne rruge

Sondazh

Poll