Politike

Në shqip dhe italisht, Rama mesazh 30 mjekëve që do shkojnë në Itali: Po ikni në luftë me armikun e padukshëm

28 Mars 2020, 15:09 Nga DOSJA
Në shqip dhe italisht, Rama mesazh 30 mjekëve që do shkojnë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë që u zhvilluar në Rinas para nisjes së 30 mjekëve që do të ndihmojnë kolegët e tuyre në Itali pëer të luftuar kundër COVID-19. Në një fjalë të mbajtur para mjekëve, në shqip dhe italisht, Rama u shpreh se lufta me koronavirusin është e të gjithëve dhe Shqipëria nuk mund të rrinte duarkqyr duke parë se si armiku po përparon shumë.

“Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia na shpëtuan dhe na mikpritës dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t’i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku. E vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Askush nuk fiton dot e vetme. Sot jemi të gjithë italian dhe Italia duhet të do ta fitojë luftën edhe për ne.“, ishte kjo fjala e Ramës para mjekëve.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll