Politike

“S’është sot në shërbim të qytetarëve”, PD tregon rastin e mjekes në Tiranë që u infektuar me COVID-19: I

28 Mars 2020, 14:21 Nga DOSJA
“S’është sot në shërbim të

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim shkruan se një mjeke e Qendrës Shëndetësore Nr. 6 në Tiranë është infektuar me COVID-19. Sipas Zhupës mjekja është infetkuar pas mbante si masë mbrojtëse maskat e skadauara që qeveria i ka dhënë personelit mjekësor.

Zëdhënësja e PD në reagimin e saj shprehet se personelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë dhe vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët.

Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve. Si të gjithë mjekët e familjes, një nga doktoreshat e Qendrës Shëndetësore 6 në Kombinat, ishte lënë në vijën e parë të luftës vetëm me maskën e skaduar të qeverisë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për tradhtisë ndaj personelit shëndetësor. Ana tjetër është se Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet e tjera, që varen prej saj nuk kanë bërë testin e asnjë kolegu të mjekes me COVID 19, me të cilët ajo ka patur kontakt të përditshëm. Për të gjurmuar persona që ka vizituar mjekja as që bëhet fjalë.

Politika e testeve me pikatore që po ndjek qeveria për rastet e dyshuara është faktuar nga denoncimet e shumë qytetarëve se ka sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo politikë rezikon jetën e qytetarëve dhe përhapjen e virusit. Përsonelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë! Vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët. Personeli shëndetësor dhe ai ndihmës duhet të pajisen me maska, me doreza, me dezifektues për punën e tyre të përditshme!”, shkruan Zhupa.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa infektimi i mjekeve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ina zhupa infektimi i mjekeve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll