Aktualitet

Ç’po ndodh tek Infektivi? I riu mund koronavirusin, del me valixhe në dorë, me urgjencë vijnë dy të moshuar të tjer

28 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
Ç’po ndodh tek Infektivi? I riu mund koronavirusin, del me valixhe

TIRANË– Një i ri ia ka dalë të mundë pandeminë që po trondit botën. Me valixhe në dorë, ai pret të lërë spitalin Infektiv dhe të kthehet në banesën e tij ku edhe do të karantinohet për 14 ditë të tjera.

Ndërsa menjëherë pas daljes së tij, ambulancat kanë sjellë në Infektiv dy të infektuar të tjerë, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri në gjendje stabël.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar.

Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:42

TIRANË– Vetëm 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, dhe vetëm 79 persona të dyshuar janë testuar në 24 orët e fundit, në një numër që shkon në 197 t...

Aktualitet 28 Mars 2020, 10:00

TIRANE– Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, ku tashmë mësohet se ka dalë nga pavioni i të infektuarve me COVID-19, e ëma e pacientes 69, (vajza e ...