Politike

Rama e nis fundjavën me kryeveprën e Fredi Mërkurit ‘Queen’, por në versioni e COVID-19: Lufta na gjeti nuk e zgjodhëm

28 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Rama e nis fundjavën me kryeveprën e Fredi Mërkurit

TIRANË– Mëngjesin e kësaj të shtune Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me publikimin e një video të titulluar “Rapsodia e Coronavirus”.

Ku me anë të kësaj muzike jepen me shkrim këshillat për t’u mbrojtur nga kjo situatë e vështirë që është krijuar edhe në Shqipëri nga përhapja e koronavirusit.

“MIRËMËNGJES, mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim, I LOVE YOU.”- ka shkruar Rama krahas videos.

MIRËMËNGJES? mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim, I LO❤️E YOU?

MIRËMËNGJES?mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim, I LO❤️E YOU?

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 27. März 2020

Ndërkohë kënga e zgjedhur është e Fredi Mërkurit, ‘Queen’, në versionin  “COVID-19”.  Ky nuk është paralajmërimi i parë që kryeministri Rama ka bërë për mbrojtjen nga koronavirusi, pasi herë pas here u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose në të kundërt do të përballen me ndëshkime të forta.

Prej ditën e djeshme kryeministri nxori urdhrin e ri, ku çdo person është i detyruar që të pajiset me një autorizim nëse do të dalë nga  shtëpia, ku në të duhet të jetë  e shkruar edhe arsyeja pse po del nga shtëpia.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi rapsodia e coronavirus edi rama koronavirusi ne shqiperi rapsodia e coronavirus

Sondazh

Poll