Politike

‘Qëndro në shtëpi’, Basha shpërndan video sensibilizuese për qytetarët: Është kohë sakrificash

28 Mars 2020, 09:19 Nga DOSJA
‘Qëndro në shtëpi’, Basha shpërndan video

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video sensibilizuese për të gjithë qytetarët shqiptarë që duhet të evitojnë lëvizjen për të mos përhapur koronavirusin në Shqipëri. Basha shkruan në rrjetet sociale se këshillat e mjekëve duhen respektuar dhe shton se duhet kontributi i secilit.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!”-shkruan Basha.

Thirrja e Bashës vjen në kohën kur numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 10, ndërkohë që janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll