Politike

“O njerëz”, Rama thirrje qytetarëve: Leja për dalje nis të hënën, dëgjoni njoftimet se tek e tek s’u sqarojmë dot

27 Mars 2020, 20:07 Nga DOSJA
“O njerëz”, Rama thirrje qytetarëve: Leja për dalje

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me apliakcionin dhe kërkesën që duhet të bëjnë qytetarët për të dalë nga shtëpia e për të bërë pazarin. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se aplikacioni do vijojë të funskionojë nesër dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë me vëmendje njoftimet.

? O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!”, shprehet Rama.

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar apo farmaci pa marrë lejen me e-mail ose telefon në emër të familjes. Rama ka prezantuar sot planin e ri të daljes së qytetarëve, ku tashmë do dilet vetëm një orë në ditë dhe leja do kërkohet 24 orë para. Kreu i qeverisë: Pensionistët nuk përfitojnë, për ta do kujdeset shteti.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll