Sport

“Koronavirusi si shpërthimi i Çernobilit”, legjenda e Milanit tregon ndjesitë e përjetuara: Isha 9 vjeç kur…

28 Mars 2020, 15:02 Nga DOSJA
“Koronavirusi si shpërthimi i Çernobilit”, legjenda e

Andriy Shevchenko ndodhet në Londër me familjen, por mendja e tij shkon edhe te Italia, ku mori emër e famë. Ukrainasi ka dhënë një intervistë telefonike për “SKY24” duke shpjeguar ndjesitë dhe si e kalon kohën në këto ditë të vështira.

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre”.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelsea-t, aktualisht trajneri i Ukrainës, e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh i mbyllur në shtëpi dhe në rrethana shumë të vështira.

“E kam përjetuar një moment shumë të ngjashëm, kam qenë 9 vjeç kur u shpërtheu uzina e Çernernobilit dhe ishte shumë e vështirë,” – shtoi Sheva. – “E përsëris, mundësia e vetme është të ndiqni kufizimet pa bërë marrëzi, nuk e dimë nëse jemi pozitivë apo jo, nëse mund të infektohemi nga njerëz asimptomatikë, duhet të mendojmë për veten dhe njerëzit që mund të infektojmë”.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andriy shevchenko koronavirus legjenda e milanit andriy shevchenko koronavirus legjenda e milanit

Sondazh

Poll