Bota

Rritet bilanci edhe në Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit, mbi 35 mijë të infektuar nga Covid-19

28 Mars 2020, 11:21 Nga DOSJA
Rritet bilanci edhe në Iran, 139 viktima në 24 orët e fundit, mbi

IRAN– Ditën e sotme Irani ka raportuar 139 vdekje të reja nga koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve të Republikës Islamike në 2.517, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha në TV shtetëror se numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara u rrit me 3.076 në 35.408, ku  3,206 prej tyre janë në gjendje kritike.

Presidenti Hassan Rouhani më parë siguroi publikun se vendi, një nga më të prekurit nga pandemia, ka një sistem të fortë shëndetësor të aftë të përballojë çdo rrezik edhe nëse ka një përhapje të shpejtë të sëmundjes.

Ai deklaroi para publikut se se qeveria e tij ka ndarë 20% të buxhetit për të luftuar shpërthimin.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll