Bota

Bandat të etura për shpërblime, rrëmbejnë drejtorin e spitalit në Haiti mes krizës së Covid-19. Banorët luten për mës

28 Mars 2020, 10:32 Nga DOSJA
Bandat të etura për shpërblime, rrëmbejnë drejtorin e

HAITI- Drejtori i një prej spitaleve më të mëdhenj të Haitit u rrëmbye të premten, duke bërë që stafi të refuzonte të merrte pacientë të rinj. Ata janë ngritur në një protestë, pasi vendi i varfër po lufton me virusin vdekjeprurës, mes një sulmi dhe dhune nga bandat.

Doktor Jerry Bitar, një kirurg, u rrëmbye menjëherë pasi u largua për në punë në Spitalin Bernard Mevs nga shtëpia e tij në një lagje të prapambetur të kryeqytetit.

Rrëmbimet për shpërblim janë rritur ndjeshëm këtë vit mes një krize politike dhe ekonomike në Haiti, e cila sipas Bankës Botërore është vendi më i varfër në Hemisferën Perëndimore. Policia konfirmoi 15 raste rrëmbimesh vetëm në janar. Bandat duket se godasin pa dallim, me viktima që shkojnë nga nxënësit shkollorë të Haitit, ligjvënësit dhe biznesmenët e deri tek punonjësit e ndihmës së shpejtë.

Një turmë mjekësh janë mbledhur në shenjë solidariteti me Bitar-in, duke bërë thirrje për lirimin e tij. Mediat Haitiane gjithashtu u lutën që banditët të lironin Bitar-in.

“Përballë pandemisë së koronavirusit, është anormale të marrësh mjekun e spitalit,”– tha Jean Wilguens Charles, një banor lokal, miqtë e të cilit kanë marrë trajtim në spital. “Ne kërkojmë çlirimin e tij pa kushte.”

Ndihmësi mjekësor Claude Devil tha se spitali zakonisht pranonte të gjithë pacientët pa dallim, përfshirë edhe ata që nuk kishin para për të paguar shërbimet, por nuk do të merrte pacientë të rinj, ndërsa ende përpiqeshin të kujdeseshin për ato ekzistues sa më mirë.

Autoritetet përkatëse janë duke ndjekur rastin, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Spitali Bernard Mevs është një qendër e traumave dhe e kujdesit kritik dhe nuk po trajton aktualisht raste të koronavirusit, por mund të ketë nevojë nëse sëmundja përhapet në mënyrë të konsiderueshme në vend, ku shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe infrastruktura sanitare janë të pamjaftueshme. Autoritetet Haitianiane deri më tani kanë konfirmuar tetë raste të koronavirusit. Presidenti Jovenel Moise javën e kaluar shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, duke urdhëruar shkollat, fabrikat dhe vendet e adhurimit të mbyllura për të parandaluar përhapjen e virusit, mbylljen e kufijve të vendit për njerëzit dhe imponimin e një shtetrrethimi.

Burimi: Reuters

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doktor jerry bitar haiti koronavirusi ne haiti rrembehet kirurgu ne haiti doktor jerry bitar haiti koronavirusi ne haiti rrembehet kirurgu ne haiti

Sondazh

Poll