Bota

Kryebashkiaku i New York-ut kundërshton Donald Trump: Kriza e Covid-19 do të rritet nga prilli në maj

28 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i New York-ut kundërshton Donald Trump: Kriza e Covid-19 do

SHBA– Kryebashkiaku i New York-ut ka thënë se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në maj. Bill de Blasio u shpreh se ai mund të garantojë vetëm faktin që qyteti i New York-ut ka furnizime për këtë javë, dhe javën tjetër në spitale për të luftuar pandeminë.

Ndikimi i pandemisë së koronavirusit në SH.B.A. mund të zgjasë deri në maj, tha Bill de Blasio, duke kundërshtuar fjalët e Presidentit Donald Trump për zhbllokimin e vendit deri në festën e Pashkëve.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se qëllimi i Trumpit për t’i kthyer gjërat në normalitet deri në Pashkë është “një shpresë e rremë”, duke shtuar se do të ishte më mirë që presidenti të ishte i hapur me njerëzit që SHBA, për të treguar se kemi përpara një betejë të ashpër.

“Ne mendojmë se kjo krizë do të rritet deri nga prilli në maj. Dhe ne kemi nevojë për presidentin dhe të gjithë në Uashington për të kuptuar se ky është vetëm një realitet i hapur”,- deklaroi Bill de Blasio për programit “Good Morning America” në kanalin ABC TV.

Duke theksuar se një ventilator nënkupton “dikush jeton ose vdes”,kryetari i Bashkisë tha se Trump nuk shikon faktet e një “rritje astronomike të krizës”, kur thotë se shtetit të Neë York-ut nuk i duhen 30,000 ventilatorë.

“Unë mund t’ju them tani që kemi furnizime të mjaftueshme për të kaluar këtë javë dhe javën tjetër në spitalet tona. Kjo është gjithçka që mund të garantoj”, – shtoi ai.

Kryebashkiaku madje pretendoi se më shumë se gjysma e njerëzve në Neë York-ut do të infektohen nga koronavirusi. Ai shtoi se 80% e njerëzve do ta marrin atë brenda shtatë deri në 10 ditë me simptoma të lehta, si një grip i zakonshëm, ndërsa 20% e njerëzve do të pësojnë një gjendje të rënduar, të ashpër dhe fatalë.

SHBA është kthyer në vendin e parë në botë me më shumë njerëz të infektuar me Covid-19, duke numëruar 97.000 të prekur, ndërsa ka pësuar 1438 të vdekur nga epidemia, ndërsa më shumë se 810 persona janë shëruar deri më tani. Që nga e premtja, Neë York-u regjistron numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA.

Burimi: Anadolu Agency (AA)

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill de blasio donald trump koronavirusi ne shba bill de blasio donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll