Bota

Bilanc tragjik/ Vdesin 832 njerëz brenda 24 orëve në Spanjë nga koronavirusi

28 Mars 2020, 11:08 Nga DOSJA
Bilanc tragjik/ Vdesin 832 njerëz brenda 24 orëve në Spanjë

SPANJË– Ditën e sotme Spanja ka raportuar 832 vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të të vdekurve në të gjithë territorin spanjoll në 5.690.

Ministria Shëndetësisë në Sanjë gjithashtu tha se janë regjistruar edhe  8189 infeksione të reja të konfirmuara nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Spanjë tani ka arritur në 72,248.

Spanja është  vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga Covid-19, dhe renditet e katërta për personat e infektuar.

Kujtojmë që Spanja sa i përket shifrave të  të vdekurve po ngjason me Italinë e cila javën e kaluar çdo ditë e më tepër shënonte rritje të bilancit të vitkimave, ku dje shokoi botën pasi u regjistruan rreth 969 persona të vdeur nga COVID-19.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll